E Hënë, 2 Nëntor 2026

Burg për trafikantin e drogës/ Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë për Dorian Beun

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në burg për Dorian Beun, 46-vjeçarin e arrestuar gjatë një operacioni në malin e Tomorrit.

Beu ishte në kërkim prej vitit 2023, për trafik të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.

Në seancën e së hënës Beu ka pretenduar në Gjykatë se në 2023 për të njëjtën çështje ka një masë sigurie në Itali, e cila e ka lënë në masën e arrestit në shtëpi, për dy muaj dhe më pas hetim në gjendje të lirë nga dhjetori i 2023 dhe që po gjykohet në vendin fqinj.

Beu ishte në kërkim si pjesë e një grupi trafiku droge që u godit vite më parë në kuadër të një operacioni mes SPAK dhe autoriteteve italiane./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›