E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Burgu i hapur” në Ali Dem, Softa: Kontributi social do të ishte një iniciativë më e mirë

Nisma e burgu i hapur në Ali Dem është prezantuar me bujë nga Ministria e Drejtësisë, si një hap drejt normalizimit të drejtësisë penale në Shqipëri.

Shtetasit që iu kanë ngelur më pak se gjashtë muaj dënim për vepra të lehta penale janë ata që do të përfitojnë. I dënuari hyn në burg në orën 17: 00 qëndron gjatë natës dhe del herët në mëngjes duke u rikthyer përsëri.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” tha se kjo është një risi për ne, por jo për vendet e BE-së.

Z.Softa theksoi se kontributi social do të ishte një iniciativë  më e mirë se sa t’i gjesh një kontratë pune të dënuarit dhe më pas  t’a kthejnë në një hotel-burgu.

Softa: Shqipëria merr modele nga vendet e BE-së dhe nga vendet e tjera. Ne i përshtasim dhe i i aplikojmë duke bërë ndryshime ligjore. Ideja e një burgu të hapur është një risi për ne. Burgu i hapur do të thotë që një pjesë që do të kthehen në shoqëri t’a kenë më të lehtë normalizimin. Por, a është gati i dënuari për t;u kthyer në shoqëri? Personat kur kanë dalë kanë bërë prap vrasje pasi ka shlyer dënimin. Kemi rastin e Dan Hutrës për shembull.

Është një nismë që duhet të mbështetet, por duhet të shkojë përtej kësaj iniciative. Nëse ti e merr në punë një person të tillë, shmange nga sigurimet nga taksat dhe nga gjërat e tjera dhe duke e quajtur këtë një kontribut social , kjo mund të ishte një iniciativë më e mirë se sa thjesht shko gjej dhe një kontratë dhe hajde kthehu në hotel-burgu. “Burg të hapur” mund të kemi në çdo burg, të ndahen me departamente. /vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›