E Hënë, 2 Nëntor 2026

Burrë e grua humbin jetën në aksident, makina përplasi mjetin bujqësor në Kuçovë

Një çift të moshuarish kanë humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa vajza e tyre ka mbetur e plagosur, pasi u përplasën nga një makinë në Kuçovë, teksa udhëtonin me mjetin e tyre bujqësor, frezë dore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në vendin e quajtur ‘Rruga e drejtë e Kuçovës’, kur makina me drejtues Artur Kercukun u përplas me frezën që drejtonte Ahmet Kafazi, 81-vjeç, në të cilën ishte edhe bashkëshortja e tij Selushe Kafazi 77-vjeçe dhe vajza e tyre, Feruze Barushi, 58 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, Ahmet Kafazi dhe bashkëshortja e tij, Selushe Kafazi, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa vajzat e tyre ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për të sqaruar rrethanat e aksidentit fatal./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›