E Hënë, 2 Nëntor 2026

Burri vret ish gruan në Austri/ Viktima, Zoja Oroshi nga Gjakova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Austri. Një grua 38-vjeçare E IDENTIFIKUAR SI ZOJA OROSHI NGA GJAKOVA u vra nga ish-bashkëshorti i saj në qytezën Soob.

Sipas mediave austriake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18.30 minuta. Autori i krimit është një 47 vjeçar me origjinë nga Kosova, i cili ndodhet në paraburgim.

Gruaja e pajetë u gjet në kopshtin e shtëpisë me plagë të shkaktuara nga thika dhe arma e zjarrit, ndërsa një pistoletë 9 mm është gjetur në vendgjarje. Trupi i viktimës po i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Çështja është në duart e prokurorit publik.

Sipas gjetjeve fillestare nga zyra e prokurorit, hetimet janë shtrirë në pistën e mosmarrëveshjve familjare.

Nga martesa mes tyre fëmijët kishin katër fëmijë së bashku.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›