Bushati kërkon nga Singapori njohjen e Kosovës
Gjatë vizitës dy ditore që po zhvillon në Singapor, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në takimin që ka pasur me homologun e tij Kasiviswanathan Shanmugam, ka kërkuar nga ky vend njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sipas Bushatit, Republika e Kosovës është tashmë një realitet që njihet nga një numër i konsiderueshëm vendesh dhe pavarësia e saj ka ndihmuar në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit.
Bushati është takuar gjithashtu edhe me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, ndërsa nesër do të takohet edhe me kryetaren e Parlamentit Halimah Yacob.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
