Bylis e Apolonia, një ndeshje pa shikues Klubi i Bylisit u ndëshkua edhe më një gjobë prej 100 mijë lekësh, për mosmarrje të masave të mjaftueshme të sigurisë në stadium, para dhe gjatë ndeshjes, ku në ndeshjen kundër Teutës (të fituar nga bal

Bylis dhe Apolonia do të luajnë një ndeshje në shtëpi pa shikues në Kategorisën Superiore. Ky ishte vendimi i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Klubi i Bylisit u ndëshkua edhe më një gjobë prej 100 mijë lekësh, për mosmarrje të masave të mjaftueshme të sigurisë në stadium, para dhe gjatë ndeshjes, ku në ndeshjen kundër Teutës (të fituar nga ballshiotët 2-0) u godit me një send të fortë (çakmak) trajneri Sulejman Starova.
Edhe Apolonia për mosmarrje të masave të mjaftueshme të sigurisë në stadium e hedhjen në fushën e lojës të sendeve të forta në ndeshjen kundër Shkumbinit (0-1) në “Loni Papuçiu” në javën e 21-të të Superligës, u ndëshkua me 100 mijë lekë gjobë.
E Merkure, 25 Shkurt 2009