E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bysheku” i lënë në harresë, mungojnë investimet në pikën turistike pranë Elbasanit

Ndërsa temperaturat në Elbasan mbeten të larta, qytetarët kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për t’iu larguar valës së të nxehtit.

Jo domosdoshmërisht i drejtohen destinacioneve bregdetare.

Vetëm 7 km larg zonës urbane, është një nga pikat më të afërta turistike të Bashkisë së Elbasanit. Bysheku mund të cilësohet si ‘arratisja’ e qytetarëve elbasanas në këto ditë të nxehta. Thonë se e zgjedhin për qetësinë, ajrin e pastër dhe ujërat e ftohta.

Ky destinacion, ndër vite, ka mirëpritur turistë e vendas nën hijen e rrapeve shekullorë dhe pranë burimeve me ujë të freskët.

Por, edhe pse pjesë e hartës së 100 fshatrave turistikë, Bysheku i Elbasanit nuk ka njohur asnjë transformim. Burimet ujore janë të ndotura, ndërsa rrapat shekullorë po zhduken.

Bysheku mund të konsiderohet një “Drilon” i dytë, por fatkeqësisht, i lënë jashtë vëmendjes së pushtetit lokal dhe pa kujdesin e duhur të sektorit privat, destinacion rrezikon të zhytet në harresë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›