E Diel, 1 Nëntor 2026

ÇISINAU – Dorin Recean pason kryeministren e dorëhequr të Moldavisë

ÇISINAU, 24 tetor /ATSH/ – Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka propozuar sot këshilltarin e saj për siguri dhe mbrojtje, ekonomistin pro-perëndimor Dorin Recean, për të zëvendësuar kryeministren Natalia Gavrilița, e cila dha dorëheqjen  pas 18 muajsh në detyrë, sipas AP.

Sandu tha se partia në pushtet, PAS, e ka mbështetur kandidaturën.

Receani, 48 vjeç, ka 15 ditë kohë për të formuar qeverinë e re dhe t’ia paraqitsë  parlamentit për votëbesim, ku PAS ka shumicën. Presidentja theksoi se vendi ka nevojë për unitet për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga lufta në Ukrainë.

Moldavia, një ish-republikë sovjetike me 2,6 milionë banorë, është afruar ndjeshëm me Perëndimin pas agresionit rus në Ukrainë.

Vitin e kaluar, ajo mori statusin e vendit kandidat për në BE, njëkohësisht me Kievin.

Recean tha se prioritetet e tij do të jenë vendosja e “rregullit dhe disiplinës” në institucione, ringjallja e ekonomisë dhe garantimi i stabilitetit.

Gavrilița, 41 vjeç, u largua pas një mandati të mbushur me kriza, përfshirë mungesën e energjisë, rritjen e inflacionit dhe shkelejen e hapësirës ajrore të vendit nga raketat ruse.

Ajo tha se qeveria e saj u përball me sfida të paparashikuara për shkak të luftës dhe akuzoi Rusinë për “shantazh energjetik”. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›