E Diel, 1 Nëntor 2026

CNN: Trump zhvillon bisedën telefonike me Putin

“Ka nisur biseda telefonike midis Presidentit Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin”, u shpreh një zyrtar amerikan, shkruan CNN.

Donald Trump po bisedon me udhëheqësin rus, në kuadër të një nisme të re nga Shtëpia e Bardhë për të betonuar një armëpushim në luftën në Ukrainë.

Kujtojmë se Trump zhvilloi një telefonatë edhe me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pak më herët sipas presidencës ukrainase.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›