E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ça kënge këndoi “bufi” që mori 6 milionë dhe i nisi për Amerikë”, Rama në Lezhë: Latifi ka ikur, magjia nuk po funksionon

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Lezhë, ngriti sërish pikëpyetjet se ku i mori Berisha 6 milionë dollarë për kontratën e lobimit të PD në SHBA.

Rama u shpreh se shuma para mori edhe Chris Lacivita, por tashmë nuk dihet as se ku është.

Me nota ironie, ai shprehet se magjia për heqjen e non gratës nuk po funksionon.

Rama: Pse bufi merret me lamborghinin e Noizyt është temë tjetër. Bufi ca kënge ka kënduar që mori 6 milionë dhe i nisi në Amerikë? Mesa kuptoj unë, deri tani, i mori Latifi gjithë ato lekë se do bënte magji këtu. A ka ikur? Nuk e di. Latifi nuk dihet nga është, magjia mesa duket nuk po funksionon. Bufi do vazhdojë deri të premten duke i treguar të gjithëve sa madhështore do jetë fitorja. Në 11, në darkë fitorja më madhështore e kënetës, më 12 paradite, do thotë fitorja është në kufi. Më 13, bufi do thotë vjedhja më madhështore e historisë. Kjo është dinamika që do zhvillohet.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›