E Martë, 3 Nëntor 2026

Caktohen finalistët e kampionatit të ekipeve sportive në shkolla

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Edicioni i 3-të i Kampionatit “Ekipet Sportive në Shkolla” vijon me gjysmëfinalet, ku po përballen ekipet më të mira 9-vjeçare nga qarqet.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale momente nga ndeshjet e realizuara në rang qarku në basketboll.

“Me emocion dhe përballje të forta kanë nisur gjysmëfinalet e Edicionit 3 të Kampionatit të Ekipeve Sportive në Shkolla. Shkollat më të mira 9-vjeçare nga qarqet u përballën në basketboll, ku çdo minutë në fushë ishte një spektakël sportiv. Për djemtë, Vlora fitoi ndaj Elbasanit dhe Lezha ndaj ekipit të qarkut Tiranë ndërsa për vajzat, Korça fitoi ndaj Gjirokastrës dhe Tirana ndaj Shkodrës”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “kampionati i Ekipeve Sportive në shkolla është një bashkëpunim i MAS dhe KOKSH, ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë”.

Në programin e ekipeve sportive në shkolla janë angazhuar më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik.

1 nga 10

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›