E Martë, 3 Nëntor 2026

Cameron viziton Shqipërinë javën e ardhshme, fokus i takimeve emigracioni i paligjshëm

David Cameron, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, vizion Shqipërinë këtë javë. Qëllimi i qëndrimit disa orësh në Tiranë është për të njoftuar planin e ri të goditjes ndaj grupeve të organizuara kriminale që qëndrojnë pas trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore.

Burime për Vizion Plus bën me dije se lordi David Cameron do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe homologun Igli Hasani.

Përveç takimeve me dyer të mbyllura David Cameron dhe Edi Rama pritet të mbajnë edhe një konferencë për shtyp.

Vizita e shkurtër e shefit të diplomacisë britanike në Tiranë përkon me gjithë përpjekjet që Londra zyrtare po bën për të mos dështuar plani i Ruandës.

Për të njëjtën çështje atë të një goditje të re ndaj emigracionit të paligjshëm Rishi Sunak, kryeministri i Britanisë së Madhe do të vizitojë Austrinë.

Në dhjetorin e 2022-it Shqipëria dhe Britania e Madhe firmosën një marrëveshje bashkëpunimi për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Për këtë qëllim u ngrit dhe një task-forcë e përbashkët, dhe nisi kthimi i emigrantëve të paligjshëm.

Përveç saj, në shkurtin e këtij viti u ngrit një tjetër task-forcë, këtë herë për të goditur grupet kriminale dhe për të sekuestruar pasuritë e tyre. Memorandumi u firmos nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe Graeme Biggar drejtori i agjencisë kombëtare kundër krimit në Britaninë e Madhe.

Vendosja e strukturës hetimore britanike në vendin tonë u vlerësua nga SPAK si një hap i rëndësishëm në luftën kundër  krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë publikë.

Sipas medias britanike “The Sun”, pjesë e planit të ri që lordi David Cameron do të bëjë me dije në Tiranë është edhe ajo kundër korrupsionit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›