Cardi B për Offest: Nëse do të isha ende me të, do ta vrisja me duart e mia

Cardi B ka folur hapur për gjendjen e saj mendore ndërsa ishte me Offset , duke thënë se nëse do të kishte qëndruar në lidhje, do ta kishte “vrarë atë “.
Reperja fituese e çmimit Grammy, e cila tani është në lidhje me lojtarin e NFL-së, Stefon Diggs , u shfaq drejtpërdrejt në X Spaces të martën, më 4 qershor, duke falënderuar mbështetësit e saj dhe duke iu përgjigjur atyre që e kritikuan për lidhjen e saj të re.
“Nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë sa e lodhur isha. Sa e rraskapitur, sa e rraskapitur mendërisht“, tha ajo, me sa duket duke iu referuar martesës së saj me Offset. “Isha fjalë për fjalë në prag të çmendurisë. Nuk mund të haja. Kisha dhimbje koke gjatë gjithë kohës. Po humbisja mendjen “, rrëfeu ajo.
” Po i jepja një shans pas tjetrit. Vazhdimisht“, shtoi ajo. “Nëse do të isha ende atje, do të përfundoja në burg, sepse do ta vrisja me duart e mia. Ishte shumë“, theksoi kengetarja. Sipas reperes, pabesia nuk ishte problemi i vetëm në lidhjen e tyre. “Njerëzit mendojnë se u largova sepse ai më tradhtoi. Është diçka shumë më e thellë se kaq”, shpjegoi ajo. “Gënjeshtrat e vazhdueshme po më shkatërronin mendjen”, theksoi ajo.
Cardi B Says She Would ‘End up Killing’ Ex Offset if They Were Still Together: ‘I Was Literally Losing My Mind’ https://t.co/JqicXuKPpO
— People (@people) June 3, 2025
Tani, ajo thotë se është në një vend shumë më të mirë . “Jam e lumtur dhe ndihem sikur po e mësoj jetën përsëri. Sikur po mësoj nga e para. Takimet janë diçka e re për mua dhe më duhej pak kohë për t’u hapur përsëri ndaj dikujt”, tha ajo. Duke folur për komentet kritike që mori pasi njoftoi lidhjen e saj me Stefon Diggs, Cardi B pranoi: “Nuk e kuptoj pse marr kaq shumë urrejtje nga burrat. Më quajnë kurvë. Isha e martuar për shtatë vjet dhe isha besnike “, vuri në dukje ajo.
Cardi B u martua me Offset në vitin 2017. Ajo paraqiti kërkesë për divorc për herë të parë në vitin 2020, ata u rilidhën përkohësisht dhe më në fund u ndanë përgjithmonë në korrik 2024.
/vizionplus.tv