Carpe diem, ose mate kohen Frrok Cupi
(Ne kthim nga Kosova)
Diku afer Prizrenit humbem rrugen; ne vend qe te vinim ne Kukes kishim kaluar Gjakoven, krejt ne anen tjeter. Tropojen e kishim vetem pak kilometra. Atehere u detyruam te kthehemi aty ku “humbem” per te gjetur “rrugen e re” sic po quhet autostrada Durres- Kukes. Megjithate, ne Tirane mberritem perseri me diell... Dielli, kur u nisem ne Prishtine, ishte ngjitur ne kupen e qiellit, por nuk e vume re sa vone ishim. Madje nuk mund ta quanim “vone”, mund te ishim te lumtur qe na lane te nisemi. Ne Kosove, po te “kapen” aty, te mbajne nje jave; dhe, me bujari.
Megjithate nuk eshte ky thelbi. Thelbi lidhet me “humbjen e rruges”. Ne vitin 1992, janar ka qene kur vizitova per here te pare Kosoven per shkak te nje ngjarjeje nderkombetare kulturore, edhe pse nuk mund te humbisja rrugen asnje sekonde, na u desh nje jave qe te dilnim nga Kosova. Lufta e Ftohte, qe akoma nuk kishte mbaruar ne mendjet e njerezve, na konsideronte armiq. Dalja nga Kosova qe ndoshta me e veshtire se hyrja. Por kjo eshte vetem njera ane. Ne qofte se do te humbisje drejtimin e Kukesit, nuk mund te kishte tjeter kalim kufiri, cdo pike tjeter kufitare te rrezikonte jeten.
Mandej, po te humbisje rrugen ne Prizren dhe do te perfundoje ne Gjakove, sic na ndodhi para tre a kater ditesh; cfare do te te priste?! Njemije pyetje shume te rrezikshme: “Pse ben sikur humb rrugen?” “Cili eshte qellimi yt qe vjen ne Gjakove, sepse ky nuk eshte destinacioni yt?”. “Sa te njohur a te aferm ke ne Gjakove? Na thuaj qellimin e lidhjes me ta”. “Ku e ke thyer xhamin e makines?”... E njemije absurditete qe ne ate kohe nuk kishte as kohe t’i quaje absurd.
...Kur pyetem kufitaret e pikes se Morinit, nja dhjete kilometra nga Gjakova qe lame pas, ata na shpjeguan se na duheshin edhe 60 kilometra per t’u kthyer ne Prizren ku kishim gabuar. “Ose po deshet, kaloni ketu, merrni tragetin ne Gri te Fierzes dhe... ne Tirane per nja gjashte a shtate ore”. Megjithate, as ky nuk eshte thelbi; ne dy dekadat e fundit ka ndryshuar gjithcka sidomos ne Ballkan, aq sa nuk eshte me as lajm, as objekt reportazhi, liria e levizjes dhe respekti dinjitoz i njeriut per njeriun, pavaresisht nga etnia apo shteti ku jeton. Thelbi i ceshtjes ndodhet ne vonesen per shkak se humbe rrugen dhe vertitesh neper Kosove nja dy ore, a rreth tre ore. Aq me teper qe je nisur nga Prishtina aty nga mesdita, pasi iu je arratisur miqve qe duan te te mbajne edhe nje dite, te pakten.
Per te mberritur ne Tirane aty nga vitet 1990, ose edhe me vone, deri para nje viti, nuk do te mjaftonte vetem nje dite, edhe sikur ta lidhje diellin me litar nga sekonda e pare deri ne te fundit. Qafa e Malit, sic e quajne shkurt rrugen nga Kukesi per ne Fushe Ares hante nje dite. Pastaj nga Fushe-Arresi, Qafe Bena dhe Maja e Malthit, “hante” te gjitha oret e drites, edhe kjo ne qofte nuk ishin te mbuluara me akull ne dimer... Per te mberritur nga Tirana ne Kukes, me autobusin e linjes, duheshin 13 ore; nisja behej ne ora 05 te mengjesit, diku para Hotel “Drini” dhe mberritja ishte ne ora 18.00. Banoret qe prisnin te afermit e dinin mire oren dhe aty nga gjashte e mbremjes dilnin ne stacionin e autobusit, diku ne verilindje te qytetit...
Si mund ta pije kafen ne Prishtine dhe te mberrije me diell ne Tirane? Ne humbem rrugen ne Prizren, edhe pse u nisem nga Prishtina me diellin ne kupe te qiellit, dhe erdhem ne Tirane per orarin e kinemase te ores tete te mbremjes. “Rruga e re”, sic quhet rendom autostrada me tunelin e perfolur te Thirres, te sjell per me pak se dy ore ne Tirane.
Megjithate, edhe ky mund te mos jete vete thelbi i ceshtjes.
Thelbi i ceshtjes eshte si dhe pse hezitohet para ndryshimeve te medha. Shume njerez hezitojne ta pranojne sa shume ka ecur Ballkani “i luftes” neper nje rruge shume paqesore. Shume njerez hezitojne te mendojne pozitivisht. Disa njerez hezitojne ose protestojne per “rrugen e re”, sic quhet autostrada per ne Prishtine. Disa njerez nuk e kuptojne kohen kur jetojne dhe iu duhet te largohen me dekada ose shekuj per te kuptuar dicka. Sa shpesh ka ndodhur ne historine e njerezimit. Periudha e Barokut, p.sh., eshte pritur me hezitim te madh, sepse ishte ne kundershtim me periudhen e Rilindjes. Baroku ishte perla e formave dinamike jo te rregullta, ne vend te stilit te thjeshte e harmonik te Rilindjes. Vitet 1600, per kete arsye, u karakterizuan nga tensionet dhe kontrastet e papajtueshme. Keshtu kishte ndodhur edhe me periudhen e para Rilindjes, kur Roma mbeti me vetem 17 mije banore. Ndryshimi eshte thelbi i teatrit te jetes, dhe vete jeta eshte nje teater, ku ne skene hyjne e dalin aktore. Aktoret politike, qe ne periudhen e Barokut, shkaktuan ndryshime te medha per Boten. Gjithe bota ka pranuar ndryshimin. Valle, ne nje hapesire te vogel te Botes, mes Durresit e Prishtines, nuk pranohet ndryshimi. Njeri nga aktoret politike, Partia Socialiste (ish-komuniste) qe ka qeverisur 57 vjet, nuk pranon ndryshimin qe u be ne kohen kur vete nuk ndodhet ne skene. Kaq e thjeshte eshte ceshtja. Njesoj si te ndodhte me Makbethin, i cili nje kembe e kishte ne Rilindje, nje kembe ne Barok, dhe ky te mos pranonte se ka ndryshuar epoka...
Mendimtaret e periudhes Barok, per ta dalluar periudhen e tyre, formuluan sloganin e paharrueshem, ne latinisht: “Carpe Diem”, qe do te thote “mate kohen”. Po te matin diten nga Prishtina ne Tirane, edhe duke humbur rrugen, skeptiket e ndryshimit mund te binden e te kthehen se mbari.