E Diel, 1 Nëntor 2026

Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit

Mesfushori brazilian Casemiro do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit, njoftimi është bërë nga klubi i Premier League. “Casemiro do të largohet nga Manchester United këtë verë, pas skadimit të kontratës së tij”, tha klubi në një deklaratë, duke evidentuar shpirtin e tij luftarak dhe aftësinë për të shënuar gola në momente vendimtare.

33-vjeçari, i cili nuk i ka zbuluar planet e tij të ardhshme, mbërriti në Old Trafford në vitin 2022 nga Real Madridi. Ai bëri 146 paraqitje dhe shënoi 21 gola në katër sezone. Me klubin anglez, ai fitoi FA Kupë  (2024) dhe Kupën e Ligës (2023).

Por me Real Madridin ai ka ndërtuar një rekord mbresëlënës me pesë Liga Kampionësh (2014, 2016, 2017, 2018 dhe 2022), tre tituj të La Ligës (2017, 2020 dhe 2022), tre Kupa të Botës për Klube (2016, 2017 dhe 2018), një Kupë të Mbretit (2014) dhe tre Superkupa Spanjolle (2017, 2020 dhe 2022).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›