E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çekia kap Shqipërinë, Ukraina pëson humbjen e dytë dhe komplikon situatën e vet në grup

Grupi B1 i Ligës së Kombeve ku ndodhet edhe Shqipëria udhëhiqet pas dy ndeshjeve të para nga Gjeorgjia me 6 pikë të plota pas fitoreve me Çekinë dhe Shqipërinë.

Kuqezinjtë ndajnë vendin e dytë bashkë me Çekinë tashmë në kuotën e 3 pikëve ndërsa Ukraina nuk ka marrë asnjë pikë pas 180 minutave të para.

Ukrainasit u mundën në Pragë nga Çekia në duelin e dytë me rezultatin 3 me 2.

Një ringritje e shpejtë e çekëve në fakt pas disfatës 4 me 1 në duelin e pak ditëve më parë në transfertë me Gjeorgjinë.

Heroi i vendasve ishte Sulc, autor i dy golave në pjesën e parë.

Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e  21, por Ukraina u rikthye në lojë me golin e barazimit të Vanat në minutën e  37.

Megjithatë 23 vjeçari Pavel Sulc riktheu gëzimin tek të zotët e shtëpisë pasi realizoi një tjetër gol në shtesën e pjesës së parë.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, por ndeshja do të zgjidhej nga një episodë, ai i minutës së 75 kur gjyqtarit iu desh të vlerësonte me videomontor një prekje të topit me dorë në zonën mike.

Penalltinë e dhënë, kapiteni Sucek e ktheu në gol. Megjithëse Sudakov 5 minuta më vonë shënoi golin e dytë për miqtë, Ukraina nuk e shmangu dot humbjen e dytë në pak ditë, në 11 tetor ndeshjet e radhës në grupin B1 janë Ceki-Shqipëri dhe Gjeorgji-Ukrainë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›