E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Celibashi publikon shifrat: Deri në orën 19:00 votuan 41.6 përqind e qytetarëve! Kryeson Dibra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat, sa i përket pjesëmarrjes në votime të qytetarëve deri në orën 19:00.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se deri në orën 19:00, kanë marrë pjesë në zgjedhje 41.6 përqind e qytetarëve.

Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.00 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar.

Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.96 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 46.82 përqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.24 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›