E Hënë, 2 Nëntor 2026

Certifikatë “Mirënjohjeje” për gazetaren Edlira Birko, Universiteti Bujqësor vlerëson kontributin për pasqyrimin e çështjeve të arsimit

Universiteti Bujqësorë i Tiranës ka vlerësuar me certifikatën e “Mirënjohjes” gazetaren e Radio Televizionit Shqiptar, Edlira Birko, e cila nëpërmjet emisionit të përjavshëm “Auditor Arsim” përcjell dhe informon publikun për tema të ndryshme mbi arsimin, problematikat që shqetësojnë studentët sot, por edhe informacione të dobishme mbi procesin mësimor.

“Përmes integritetit, profesionalizmit zonja Birko ka dëshmuar ndër vite se gazetaria është jo vetëm profesion por edhe mision, duke promovuar me dinjitet arsimin, dijen, vlerat akademike dhe komunikimin publik të përgjegjshëm në shërbim të shoqërisë”, u shpreh rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.

“Në rrugëtimin tim në emisionin “Auditor Arsimi” i kam besuar zemrës dhe vlerave”, tha gazetarja Edlira Birko.

Edlira Birko, me një profil gazetaresk shumë vjeçar në RTSH njihet për qasjet e saj njerëzore, profesionalizmin e lartë, përkushtimin e jashtëzakonshëm ndaj temave në arsim,  duke mos u shkëputur nga ekrani madje as gjatë kohës kur ajo  është përballur me sfida shëndetësore gati ekzistenciale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›