E Diel, 1 Nëntor 2026

“Çështja” Hyseni, Barkaj: Do të ketë arrestime të tjera brenda SHISH, po hetohen dhe lidhjet me Policinë e Shtetit

Gazetari Esido Barkaj ka paralajmëruar të tjera arrestime lidhur me “çështjen” Hyseni-Agasi.

I ftuar në “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjodora Fjora në Vizion Plus, Barkaj tha se priten edhe 5 arrestime të tjera, persona që kanë lidhje me SHISH-in dhe jashtë këtij institucioni.

Po ashtu, Barkaj theksoi se SPAK-u po heton të gjitha fijet e zonjës Hyseni, përfshirë edhe ato në Policinë e Shtetit.

Pjesë nga biseda:

Barkaj: Pritet të ketë edhe 5 arrestime të tjera në lidhje me skandalin e SHISH-it. Janë persona zyrtarë të SHISH-it, por edhe jashtë saj.

Fjora: Burime jozyrtare?

Barkaj: Janë të dhëna që pritet të zyrtarizohen nga SPAK-u. Mund të ketë edhe më shumë.

Fjora: Do të ketë lehtësim?

Barkaj: Jo, nuk besoj. SPAK-u do të zbërthejë të gjitha lidhjet e zonjës Hyseni dhe SHISH-it.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›