E Diel, 1 Nëntor 2026

Çështja e inceneratorëve, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i shoqëruar nga avokati i tij.

Në muajin mars të vitit të kaluar, GJKKO e dënoi Bllakon me 4 vite burg për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë në dy raste, lidhur me çështjen e inceneratorëve. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u ul në 2 vite e 8 muaj burg. Gjykata vendosi të lironte Bllakon pasi kohëzgjatja e paraburgimit ishte më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

Sipas SPAK, ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të tërthortë rreth 120 mijë euro nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të konsideruar si pronarë de facto të kompanisë koncesionare. Shuma, sipas hetimeve, është përdorur për blerjen e një pajisjeje për fabrikën e birrës në pronësi të babait të tij në Ersekë.

Alqi Bllako është dënuar më herët me vendim të formës së prerë edhe për inceneratorin e Elbasanit me 2 vite e 8 muaj burg, ndërsa për inceneratorin e Fierit çështja është rikthyer për rigjykim nga Apeli në Shkallë të Parë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›