E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë do të prodhojë tryeza e PD-së me aleatët? Kalaja: Mendoj se synojnë të bëjnë “7 Korrikun”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thërritur të gjithë opozitarët ditën e premte në një tryezë të përbashkët për të diskutuar aksionet e ardhshme politike, edhe pse disa prej tyre, si Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt, e kanë refuzuar ftesën.

I ftuar në studion e “Quo Vadis”, përfaqësuesi i PD-së, Aulon Kalaja, i cili është i ftuar në këtë takim, tha se synimi mendohet të jetë thirrja e një proteste të ngjashme me atë të 7 korrikut të vitit 2022.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Aulon, çfarë pritet nga kjo tryezë?

Kalaja: Do të doja që deputetët e PD-së të ishin në terren për shkak të përmbytjeve. E gjithë politika duhet të jetë në terren.

Leka: Kjo do të ishte vetëm shfaqje. Duhet të ulen bashkë për të bërë planifikimin. Të marrin pedagogët për Durrësin dhe të thonë se çfarë duhet të bëhet. Kur ke një pemë, e mban gjysmë ore. Këtu nuk ke pemë.

Kalaja: Pemë ka, sepse kemi pyllin orbital. E para, edhe në librat e shenjtë është fjala. Këta banorë duhen dëgjuar njëherë. Prandaj është e domosdoshme prania e deputetëve të opozitës, që të njihen me problematikat. Këta thonë se e kanë situatën nën kontroll, por situata nuk është nën kontroll. Hajde t’i zgjidhim këto probleme njëherë. Nëse vijon shiu, duhet të kërkojmë ndihmë nga jashtë. Sa i përket tryezës, unë jam i ftuar, nuk kam informacion; do të shkojmë për të dëgjuar.

Borakaj: Çfarë pritshmërish keni?

Kalaja: Nga sa kuptoj unë, synohet të përsëritet 7 Korriku i vitit 2022. Besoj se janë drejt kësaj, por unë nuk jam pjesë e organizimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›