E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë mendoni për referendumin për reformën politike?/ Sondazhi, 40 për qind: Më në fund do të flasë populli!

80% e shqiptarëve janë gati për referendum. Shumica dërrmuese e qytetarëve të anketuar për “Zërin e Shqiptarëve” mirëpresin propozimin e Ramës, por ndahen tek pyetja e referendumit.

40.3% janë dakord të votojnë për reformën politike, për të ulur e numrit të deputetëve në 101. kurse 40.5% të tjerë janë gati të votojnë edhe për drejtësinë, raportin e saj me qeverinë.

Vetëm 19.2%, apo elektorat demokrat, janë kundër referendumit. Sipas tyre, vendi duhet të shkonte në zgjedhje të reja, siç kërkon Berisha.

KAMPIONI: 1157 banorë të rritur të vendit

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.9%

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›