E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë ndodhi? Kompania ajrore pezullon papritur të gjitha fluturimet

Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve të saj, për shkak të një problemi teknik në sistemet e IT-së, njofton Administrata Federale e Aviacionit.

Sipas një deklarate të linjës ajrore, rreth orës 8 të mbrëmjes së së dielës (me orën lokale), u regjistrua një ndërprerje në sistemet teknologjike që ka ndikuar drejtpërdrejt në operacionet e fluturimeve. Për këtë arsye, Alaska Airlines ka kërkuar ndalimin e përkohshëm të fluturimeve të kompanisë së saj dhe të Horizon Air deri sa problemi të zgjidhet.

“Në emër të kompanisë kërkojmë ndjesë për shqetësimin e shkaktuar te pasagjerët. Do të ketë ndikime në operacionet tona gjatë gjithë pasdites. Nëse keni fluturim sonte, ju lutemi të kontrolloni statusin e tij para se të niseni për në aeroport,” thuhet në deklaratë.

Pezullimi i fluturimeve ka shkaktuar vështirësi në itineraret e udhëtarëve dhe po punohet intensivisht për rikthimin e normalitetit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›