E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu zbulon detajet në QUO VADIS

Ditën e nesërme Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe qeverisë në Pallatin e Brigadave.

E ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, deputetja socialiste Klodiana Spahiu ndau detaje se çfarë pritet të ndodhë në takim.

Znj.Spahiu u shpreh se do të diskutohet çfarë është arritur deri më tani në Kuvend si dhe analiza e punës së çdo deputeti.

Ajo tha gjithashtu se kryeministri dhe njëkohësisht kreu i PS-së, Edi Rama do të mbajë fjalën e tij.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Çfarë pritet të ndodhë ditën e nesërme?

Spahiu: Njëra është çfarë ka bërë Kuvendi deri më tani dhe çfarë teknologjie kemi ne në Kuvend. Një analizë e punës së secilit deputet, që duhej patjetër. Dhe aty shihet se ku duhen bërë përmirësime. Sigurisht, edhe fjala e kryetarit të PS-së.

Borakaj: Ndryshime në qeveri prisni?

Spahiu: Jo, as nuk e mendoj fare.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›