E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions/ Drita bëhet skuadra e parë nga Kosova që kalon turin e parë, në turin e dytë e pret Copenhagen

Drita e Gjilanit u bë klubi i parë nga Kosova që kalon në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, duke shënuar një arritje madhështore.

Kampionët triumfuan me rezultatin 2 me 3 në transfertë ndaj Diferdanzh, teksa në duelin e parë fituan me rezultatin 1 me 0.

Në raundin e dytë, Drita do të përballet me gjigantët e Copenhagen.

Edhe në qoftë se i humb të gjitha ndeshjet, skuadra kampione e Kosovës, falë këtij kualifikimi, do të ketë shansin e artë që të jetë në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës, për të synuar kualifikimin në grupe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›