Chelsea, Maresca: Sterling i lodhur? Babai im peshkatar ka një jetë të vështirë

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka pasur mosmarrëveshje me Raheem Sterling, i cili është lënë jashtë fushave. Lojtari, aktualisht më i paguari i klubit londinez, bëri një postim në Instagram disa ditë më parë me një foto të bërë një mbrëmje jashtë qendrës stërvitore Cobham, ku stërvitet vetëm larg lojtarëve të rregullt. Fotografia shkaktoi polemika në Angli, duke e shtyrë trajnerin italian të fliste në konferencën për shtyp për ndeshjen kundër Manchester United.
“Babai im është 75 vjeç dhe ka qenë peshkatar për 50 vjet, duke punuar nga ora dy e mëngjesit deri në orën dhjetë. Kjo është një jetë e vështirë. Nuk është për futbollistët”, tha Maresca. Trajneri përsëriti se sulmuesi 30-vjeçar dhe mbrojtësi Axel Disasi nuk janë pjesë e planeve teknike të klubit.
“Është një situatë e zakonshme në shumë klube kur nuk arrihet një marrëveshje midis klubit dhe lojtarit”, shpjegoi ai. “Që nga fillimi i sezonit, nuk i kam parë ata sepse stërviten në një kohë dhe në një fushë tjetër”, shpjegoi ai disa kohë më parë, duke nënkuptuar se nuk ka asnjë shans që ata të kthehen në ekipin e parë: “Me ne? Jo”. Sterling fiton një pagë javore prej 340,000 eurosh nga Blutë.