E Martë, 3 Nëntor 2026

Chelsea i tejmbushur, Maresca gëzohet: Jam me fat

Raundi i dytë, i mirë për Enzo Maresca, që feston fitoren ndaj Wolverhampton në javën e dytë të Premier League 2024/25. Trajneri italian i Chelsea, për suksesin 6-2 ndaj Wolves: “Performanca ishte e mirë. Mendoj se pjesa e parë nuk ishte e plotë, ne filluam mirë në 10-15 minutat e para, shënuam një gol dhe patëm dy-tre raste të tjera. Pastaj – vazhdoi ai – humbëm disa topa të lehtë. Kur dëshiron të ndërtosh nga prapa, nuk ke mundësi të humbësh topa të lehtë, përndryshe lejon goditje të lira dhe kundërsulme. Duhet të jemi më të saktë”.

Në vazhdim të analizës së ndeshjes: “Në pjesën e dytë skuadra ishte më precize. Jam me fat që kam shumë lojtarë të gjithanshëm që mund të luajnë në shumë pozicione të ndryshme”. Duke folur për letrat fituese, një mbi të gjithë ishte Noni Madueke, me një tripletë. “Më pëlqen shumë Noni. Ai është lloji i anësorit që më pëlqen. Gjëja më e rëndësishme – tha Maresca – që bëri ishte vrapimi për të ndaluar një kundërsulm në minutën e 90-të. Kjo tregon mentalitetin e lojtarit dhe skuadrës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›