E Enjte, 5 Nëntor 2026

Chelsea stopon lëvizjen e madhe në merkato Vlahovic-Lukaku

Negociatat për shkëmbimin mes Dushan Vllahovic dhe Romelu Lukakut marrin një tjetër kthesë .

Chelsea  ka mbyllur mundësinë e blerjes se sulmuesit serb duke shitur belgun në Torino, pasi Juventusi refuzoi ofertën  e propozuar prej 25 milionë eurosh duke përfshirë bonuset dhe kartonin e Lukakut sui paketë për Vlahovic. bardhezinjte kërkojnë të paktën 30/35 plus Lukakun për të lënë të lirë bomberin e tyre.

Për këtë arsye, blutë e londrës kanë vendosur të marrin një moment reflektimi, duke ndërprerë diskutimin me Zonjën për kjëtë operacion të madh në merkato.Chelsea sidoqoftë mbetet e interesuar për Vlahovicin, edhe pse jo në këto kushte.

Sa i përket Lukakut, drejtuesit londinez llogarisin edhe një shitje të mundshme të tijën në tregun arab pasi merkato e Pro Leagus Saudite do të mbyllet në mes të shtatorit, dhe sulmuesi belg nuk është pjesë e planeve të Mauricio Pochettino .

Kjo pistë ndoshta bëhet edhe më e besueshme pot e kemi parasysh që kalimi tek Juventus ka edhe një tjetër pengese të rëndësishme; tifozet e zonjes së vjetër të cilët kanë dalë hapur në proteste kundër blerjes së Romelu Lukakut, I cili në sezonin e fundit kur ishte pjesë  e Interit ofendoi tifozët e juventusit me gjeste antisportive.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›