E Diel, 1 Nëntor 2026

Christian Bale do të luajë krah Leonardo DiCaprios në “Heat 2”

HOLLYWOOD, 25 shkurt/ATSH/ – Christian Bale ka konfirmuar rikthimin në Çikago për xhirimet e “Heat 2”, vazhdimi i shumëpritur i filmit kult të Michael Mann, pas më shumë se 15 vitesh nga bashkëpunimi i tyre në “Public Enemies” (2009). Lajmin e publikoi gazetari Jake Hamilton, i cili tha se aktori i kishte pohuar personalisht pjesëmarrjen në projekt.

Filmi, i bazuar në romanin e Michael Mann dhe Meg Gardiner, do të jetë një kombinim prequel–sequel, duke rikthyer në qendër personazhet ikonike të Vincent Hanna-s, Neil McCauley-t dhe Chris Shiherlis-it. Historia lëviz mes viteve ’80 në Çikago dhe ngjarjeve pas grabitjes së famshme të filmit origjinal.

Në kast do të jenë edhe Leonardo DiCaprio, Adam Driver, Bradley Cooper dhe Austin Butler, ndonëse rolet e sakta të Bale dhe DiCaprios nuk janë bërë ende publike. Projekti kaloi së fundmi nga Warner Bros. te Amazon MGM Studios, që ka marrë përsipër prodhimin.

“Heat 2” pritet të dalë në vitin 2027, me xhirime që nisin në gusht 2026 në disa qytete, përfshirë Çikagon, Los Anxhelosin, Las Vegasin, Singaporin dhe vende të Amerikës së Jugut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›