E Hënë, 2 Nëntor 2026

Çift i ri në Hollywood, Tom Cruise dhe aktorja 26 vite më e re kalojnë bashkë Shën Valentinin

Tom Cruise dhe Ana de Armas u panë duke shijuar një natë në Soho të Londrës në ditën e Shën Valentinit. Këto pamje kanë ndezur thashethemet se ata janë çift.

Ylli 62-vjeçar dhe aktorja 36-vjeçare janë fotografuar të enjten, më 13 shkurt, pas darkës në zonën e famshme Square Mile. Të dy nuk kanë nguruar të bëjnë foto me fansat e tyre dhe të bisedojnë me ta për disa minuta, përpara se të hipin në taksi. Dyshja dukeshin në humor të mirë, duke u buzëqeshur ngrohtësisht kalimtarëve që i njihnin.

Valentine’s Day date? Tom Cruise, 62, and Ana de Armas, 36, are all smiles as they are mobbed by fans during night out in London together https://t.co/6TUstLCu9l

— Daily Mail Online (@MailOnline) February 15, 2025

Marrëdhënia e tyre duket se është e ngushtë, pasi në dhjetor janë parë duke shijuar sërish darkën së bashku. Së fundmi, sipas Daily Mail, Cruz u pa teksa shoqëronte Ana de Armas në Chiltern Firehouse në Londër.

Aktori i Top Gun njihet për jetën e tij të dashurisë po aq sa edhe për karrierën e tij, pasi është martuar tre herë dhe gjithashtu është takuar me shumë femra të famshme ndër vite.

Ndërkohë, Ana de Armas, e cila u largua nga Hollivudi pas romancës së saj me Ben Affleck, së fundmi u lidh me djalin 31-vjeçar të Presidentit Kuban, Manuel Anido Cuesta , kur u panë duke u puthur gjatë një daljeje në Madrid në nëntor.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›