Çiljeta në rolin e kryefermeres, zbulon “hilen” e Baby G, si ja doli të mbaj larg debateve Valerin me Florin

Çiljeta Xhilaga ka qenë kryefermere këtë javë në fermë. Fermerët kanë shprehur opinionet e tyre lidhur me këtë post të këngëtares, ku të gjithë bjenë dakord se ka bërë një punë të përkyer.
Kryefermerja tregoi se gjatë postit të saj, Baby G ka bërë sikur ishte me temperaturë, por e gjitha kjo ishte një moment batute mes vajzave.
Nga ana tjetër, Çiljeta u shpreh se Florin dhe Valerin i la të dy të bënin xhizë në mënyrë që të mos kishin kohë për debate dhe sherre me njëri-tjëtrin.
“Që javën e parë kamë thënë që të jepnim një mesazh që edhe në paqe dhe harmoni mund të jetohet në një shtëpi. Edhe Renisi është në një linjë me mua është se e tha vetë në ditëlindje. Ishin dy javë shumë të stresuara, kështu që na vlente kjo qetësi. I falenderoj të gjithë se kanë nderuar veten dhe më kanë respektuar dhe mua. Edhe Valeri, Flori, Albano që kanë qëne të demtuar, sërish kanë shkuar tek stallat. Baby G donte të më bënte hile. Vjen Gloria thotë ka temperature Baby G. E hëngra unë, shkojë me vrap tek goca. I vura termometrin doli 36.5, më shinte kështu pasaj se deshi me ja fut nonës kjo. Florit dhe Valerit ju dhashë të bënin xhizë që të mos kishin kohë për sherr, tha Çiljeta. /vizionplus.tv