E Diel, 1 Nëntor 2026

Çitaku përkujton Zahir Pajazitin: Heronjtë nuk vdesin kurrë - ATSH -

PRISHTINË, 1 nëntor/ATSH/ Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Çitaku ka shkruar se qëndrimi i shtatores së tij i jep frymëzim dhe shpresë.

“Sa herë e shoh shtatoren e Zahir Pajazitit, më frymëzon ai hap përpara. Ka diçka të vendosur e plot jetë në atë qëndrim, sikur gjithmonë ka një rrugë për të vazhduar e një punë të mirë për të bërë për vendin”, ka shkruar ajo.

Çitaku e ka cilësuar Pajazitin si një ndër pushkët e para të lirisë, duke theksuar se ai mbetet përherë i ri në kujtesën kombëtare.

“Një ndër pushkët e para të lirisë, që vazhdon të na japë zemër edhe nga përjetësia. Sepse heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje. Urime 64-vjetorin e lindjes, trimi ynë!”, ka shkruar Çitaku.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-presidenti Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.

Me rastin e shënimit të ditëlindjes së heroit Zhair Pajaziti, sot Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta organizoi ceremoni përkujtimore në Kompleksin Memorial në Orllan. /Kosovapress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›