City e Guardiola shkruajnë historinë, titulli i 4 radhazi në Premier League, tekniku spanjoll ndjek Fergusonin

Ku është Pep Guardiola, është edhe suksesi. Nuk është e tepërt të perkufizohet në këtë mënyrë rrugetimi profesonal i trajnerit të njohur spanjoll i cili po shkruan historine me Manchester City në futbollin anglez.
Pas fitores 3 me 1 kundër Uest Ham, “Qytetarët” titullin e 10 në histori, gjashtë prej të cilëve i kanë fituar me strategun Guardiola në stol.
Për City-n ku ishte titulli i katërt radhazi kampionat, tjeter rekord që nuk mund të mos evidentohet. Guardiola bëhet kështu i dyti trajner me më shumë suksese në Premier League duke iu përulur vetëm një legjende si Sir Aleks Ferguson, i paarritshëm me 13 tituj me Manchester united.
City është në fakt një fotokopje e “djajve të kuq” në epoka të ndryshme, por me një ndryshim…
Kjo skuadër është shumë më spektakolare, natyrisht për meritë të filozofise së lojës që ka trasmetuar Pep Guardiola tek ekipi, një miniature e Tiki-Takës katalanase. Skuadra e këtij sezoni iu fal emrave si Rodri, Bernando Silva, Erling Haland, ylli në rritje Fill Foden dhe lideri Kevin de Brojne, edhe pse askush nuk do të harrojë pritjen e titullit që bëri portieri zëvëndesues Ortega në duelin ndaj Tottenham në sfiden e parafundit.
Ky kampionat, përtej suksesit final nuk ishte i lehtë për kampionet pasi iu desh të vuanin jo pak, herë si ndjekës e herë si të ndjekur, përballë një Arsenali shumë të uritur e plot freski talentesh, por edhe përballë një Liverpuli që veç traditës, kishte si armë të veten, të zakonshmin Jurgen Klop, një tjeter strateg të stolave. Tani që Klop u largua, vështirë të thuhet se kush do ta marrë rolin e dualistit përballë Pep Guardioles në Premier League./vizionplus.tv