E Diel, 1 Nëntor 2026

City zyrtarizon blerjen e radhës, Antoine Semenyo transferohet nga Bournemouth për 75 mln €

Dymbëdhjetë muaj pas blerjes së Marmush, Manchester City zyrtarizon një tjetër goditje në merkato.

Antoine Semenyo transferohet nga Bournemouth për 75 milionë euro. Sulmuesi nga Gana firmosi sot një kontratë, e cila e mban në Etihad Stadium për 5.5 vite.

“Jam krenar që i jam bashkuar Manchester City-t. E kam parë City-n gjatë dekadës së fundit nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe mendoj se kanë qenë skuadra dominuese në Premier League, si dhe kanë arritur gjëra të mahnitshme në Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën e Ligës”, tha Semenyo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›