E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e reja të karburanteve/ Vendimi i Bordit të Transparencës: Ulet nafta me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në treg.

Pas mbledhjes së sotme, Bordi vendosi uljen e çmimit të naftës me 4 lekë. Nafta do të shitet 213 lekë/litri.

Gjithashtu, Bordi caktoi çmimin për benzinën, që do të shitet 194 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›