E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i naftës vijon rritjen/ Arrin 104 dollarë për fuçi, është rritur me 40 përqind në dy javë

Çmimet e naftës u rritën sërish të hënën ndërsa administrata e Donald Trump po rrit presionin mbi aleatët për të ndihmuar në mbrojtjen e Ngushticës së Hormuzit. Kontratat e naftës së papërpunuar brent arritën në 104 dollarë për fuçi, duke u shtrenjtuar me 1.5% krahasuar me sesionin e mëparshëm.

Si nafta brent ashtu edhe ajo amerikane janë rritur me më shumë se 40%, duke arritur në nivelet e tyre më të larta që prej vitit 2022. Ka pak gjasa se lufta që ka hyrë tashmë në javën e tretë të përfundojë së shpejti.

Sulmet që kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike dhe bllokimi i ngushticës së Hormuzit që lidh Gjirin me tregun botëror ka shkaktuar ndërprerjen më të madhe të furnizimit me naftë në histori.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara duket se e kanë kursyer infrastrukturën e naftës së Iranit për momentin, presidenti amerikan Dondald Trumpt paralajmëroi se do ta rishqyrtonte këtë vendim nëse Irani do të vazhdonte me ndërhyrjet në kalimin e anijeve përmes ngushticës së Hormuzit.

Çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten pavarësisht vendimit të më shumë se 30 vendeve për të liruar 400 milionë fuci naftë nga rezervat strategjike. Mbyllja e ngushticës së Hormuzit po ndikon më shumë sesa vetëm naftën.

Fermerët në të gjithë botën mbështeten në plehrat që transportohen përmes kësaj rruge ujore, duke ndikuar kështu në cmimet e ushqimeve. Edhe produkte të tjera si ato të qumështit, peshkut, fruta perimet mund të jenë ndër grup mallrat që do të bëhen edhe më të kushtueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›