E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi naftës/ Shtrenjtohen biletat për linjat Korçë-Tiranë e Pogradec-Tiranë dhe anasjelltas

Rritja e çmimit të karburantit po reflektohet direkt tek transporti ndërqytetas. Së fundmi, biletat për linjën Korçë-Tiranë janë shtrenjtuar nga 7 mijë lekë në 8 mijë lekë për një drejtim, ndërsa për udhëtimin vajtje-ardhje qytetarët duhet të paguajnë 16 mijë lekë.

 

Shumë pasagjerë tregojnë se shtrenjtime të tilla po rëndojnë ndjeshëm buxhetin familjar, duke e bërë udhëtimin më të vështirë për të gjithë. Ata nënvizojnë se rritja e vazhdueshme e çmimeve, jo vetëm e transportit por edhe e mallrave të përditshme, po krijon presion financiar.

 

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me shtrenjtimin e biletave. Më parë, çmimet u rritën për shkak të pengesave në rrugën Librazhd-Prrenjas, që ndikuan te kohëzgjatja dhe kostoja e udhëtimit.

 

Megjithatë, pavarësisht vështirësive, udhëtarët thonë se nuk kanë alternativa dhe janë të detyruar të udhëtojnë për punë apo nevoja të tjera të jetës së përditshme.

 

Operatorët e transportit shprehen se rritja e çmimit të biletave është e domosdoshme për të përballuar shtrenjtimin e karburantit dhe kostot e shërbimit, të cilat janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës së fundit.

Me 100 lekë është rritur edhe bileta e linjës Pogradec-Tiranë.

Nga 1200 lekë vajtje-ardhje është bërë në 1400 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›