E Hënë, 2 Nëntor 2026

Concord Group në MATCH MAKER ALBANIA2; Marina Orikum në fokusin e investitorëve ndërkombëtarë

Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, u zhvillua “Match Maker Albania 2”, forumi i rëndësishëm ndërkombëtar i biznesit i organizuar nga  AIDA, i cili synon të lidhë drejtpërdrejt bizneset shqiptare me investitorë dhe partnerë të huaj përmes takimeve të drejtpërdrejta  dhe prezantimit të projekteve konkrete.

Në këtë platformë, vëmendje të veçantë ka marrë Concord Group, një nga aktorët kryesorë të investimeve në Shqipëri, i cili u prezantua  me projektin më ambicioz në rivierën shqiptare, “Marina Orikum”. Ky projekt përfaqëson një koncept të integruar turistik dhe rezidencial  njëherësh, që synon ta shndërrojë Orikumin në një destinacion të ri elitar.

Interesimi për “Marina Orikum” ka qenë i lartë si nga investitorët vendas ashtu edhe nga ata të huaj, duke reflektuar besimin në  potencialin e tregut shqiptar dhe në cilësinë e projektit. “Marina Orikum” parashikon ndërtimin e mbi 1000 njësive banimi, hapësira  komerciale me praninë e markave prestigjioze ndërkombëtare dhe një hoteli me 5 yje, i cili pritet të operojë nën brandin global “NH Collection”.

“Marina Orikum”, i konceptuar nga arkitekti i njohur Chris Precht, synon të sjellë standarde të reja në zhvillimin e turizmit dhe pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Me punimet që kanë nisur dhe një afat përfundimi prej rreth 50  muajsh, “Marina Orikum” pritet të kthehet në një nga projektet më të rëndësishme në bregdetin shqiptar, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.  Prezantimi në “Match Maker Albania 2” shërbeu si një mundësi për Concord Group për të tërhequr investitorë strategjikë dhe për të promovuar potencialin e lartë të këtij projekti në një treg që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›