E Diel, 1 Nëntor 2026

Conference League/ Chelsea fiton me përmbysje finalen përballë Betis

Çelsi është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut ishte favoriti kryesor.

Londinezët kanë mundur në finale Betisin me shifrat 4-1, pas një pjese të dytë të jashtëzakonshme.

Betis hapi rezultatin në finalen e Ligës së Konferencës UEFA dhe arriti të ruante një avantazh të ngushtë deri në fund të pjesës së parë.

Megjithatë, në pjesën e dytë, spanjollët nuk mundën t’i rezistojnë më presionit të skuadrës angleze.

Chelsea u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me katër gola. Së pari, Fernandez barazoi rezultatin dhe vetëm pesë minuta më vonë, Jackson e kaloi ekipin në epërsi.

Në fazat e fundit, londinezët shënojnë edhe dy gola të tjerë me Sancho dhe Caicedo.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›