Conference League, Dinamo barazon 1-1 me Jagellonian dhe eliminohet në play-off

TIRANË, 28 gusht /ATSH/ Dinamo është eliminuar në fazën play-off të Conference League.
Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, dinamovitët nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Jagiellionas në ‘Arenën Kombëtare’.
Pavarësisht rasteve, pjesa e parë nuk pati gol.
Në pjesën e dytë, Dejvi Bregu ndezi shpresat e ekipit të Ilir Dajës, por vetëm përkohësisht, pasi Rallis i dha fund një herë e mirë dilemave sado të vogla për kualifikimin. Dinamo, pas një rrugëtimi pozitiv, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të provojë sërish vitin tjetër.
Gjithashtu sonte edhe, Shkëndija e Tetovës u eliminua nga bullgarët e Ludogorets në Europa League, por gjithsesi do të luajë në grupet e Conference League.
Conference League/ Dinamo City - Jagellonia 1 nga 6/gj.m//a.f//r.e/