E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Çudira” para Bashkisë Tiranë, PD i kërkon llogari Veliajt për pensionet dhe ngjarjet në Shkodër

Në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës, opozita ka kaluar në një nivel tjetër. Me sa duket, në mungesë të argumenteve, militantët e Berishës kanë nisur t’i kërkojnë llogari Bashkisë së Tiranës për çështje që s’kanë lidhje me punën e këtij institucioni.

Kreu i këshilltarëve të djathtë, Dorian Teliti dhe përfaqësuesit e tjerë të PD, tani po i kërkojnë llogari Erion Veliajt pse nuk janë rritur pensionet dhe pse në Shkodër po ndodhin atentate dhe vrasje. Ndërsa, Adriana Kalaja shkoi edhe më tej, duke i kërkuar llogari edhe për mandatin e Olta Xhaçkës.

Nuk dihet nëse kjo strategji e re e opozitës do të japë rezultatet e pritura në mosbindjen civile.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›