E Diel, 1 Nëntor 2026

DANIMARKË – Arrestohen dy persona të dyshuar për mbledhje fondesh për Hamasin

KOPENHAGË, 2 dhjetor /ATSH-DPA/- Dy persona të dyshuar për mbledhjen e miliona dollarëve në donacione për grupin ekstremist palestinez “Hamas” janë arrestuar në Danimarkë, njoftoi sot policia ne Kopenhage.

“Një 28-vjeçar u mor në paraburgim sot në mëngjes, ndërsa një 59-vjeçar është mbajtur në paraburgim për njëfarë kohe”, tha policia në X.

Agjencia e lajmeve “Ritzau” dhe transmetuesi “TV 2” raportuan se personat e dyshuar kishin mbledhur pothuajse 886,000 dollarë për Hamasin, i klasifikuar nga Bashkimi Evropian si një organizatë terroriste.

Besohet se paratë janë transferuar në grup ose nëpërmjet një rrjeti organizatash daneze ose nga jashtë vendit.

Të dy personat e dyshuar thuhet se kanë hedhur poshtë akuzat kundër tyre. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›