E Shtunë, 31 Tetor 2026

DEKRET PËR TRANSFERIM PROKURORI NR. 5456.

D E K R E T
PËR
TRANSFERIM PROKURORI

Në mbështetje të neneve 148, pika 2, 149, pika 3 të Kushtetutës si dhe të nenit 8, pika 2, gërma b të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të Dekretit të Presidentit të Republikës, nr.5350, datë 11.06.2007 “Për krijimin e rretheve gjyqësore, caktimin e kompetencave tokësore dhe të qendrës së ushtrimit të veprimtarisë së tyre”, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

1. Ramadan TROCI, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Bulqizë, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

2. Arben SHARA, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Bulqizë, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër .

3. Dashnor NURE, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kolonjë, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

4. Fatos ÇETA, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kolonjë, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

5. Anita JELLA, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Librazhd, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

6. Mustafa TURKU, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Librazhd, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

7. Ilir GJEVORI, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Librazhd, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

8. Alfred SHEHU, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gramsh, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

9. Petref ASLLANI, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gramsh, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

10. Silvana SEVO, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

11. Alketa LLAPI, me detyrë prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

12. Arben PASHO, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tepelenë, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

13. Arben AGOVI, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

14. Ulsi MANJA, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mirditë, për shkak të riorganizimit të prokurorisë, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 5456
Tiranë, më 04.09.2007

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›