E Diel, 1 Nëntor 2026

DENONCIMI/ Punonjësve të QSUT iu kalon paga, Raiffeisen Bank ua çon llogaritë minus

Një pjesëtar i stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka denoncuar në Fax News një rast të çuditshëm ku protagoniste është Raiffeisen Bank.

Sipas denoncuesit, çdo punonjës i QSUT, që ka tërhequr pagën, sot e ka gjetur llogarinë minus shumën e tërhequr.

Sipas denoncuesit, gjatë kontaktit me bankën është thënë se bëhet fjalë për një gabim teknik. Ndërkohë që pagamarrësit kanë mbetur pa pagat e tyre, mbi të gjitha në këto ditë festash.

Të njëjtin denoncim e bën edhe avokati i njohur Romeo Kara, shkruan Faxweb.al.

LEXO EDHE: “Bankers” në SPAK/ Hetime për ish-deputetë, edhe “Bolv Oil” dhe Raiffeissen Bank të përfshirë në aferën gjigante

Kjo nuk është hera e parë që, në adresë të bankës me seli qëndrore në Vjenë dhe që ka një përqindje jo të vogël të tregut bankar në Shqipëri, mbërrijnë denoncime të shumta.

LEXO EDHE: Zaptoi 70 m2 hapësirë publike në Tiranë: Gjykata ndëshkon Raiffeisen Bank

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›