E Diel, 1 Nëntor 2026

DETAJE/ “Blloku 33”, droga sigurohej nga dy vëllezër, klientët VIP-a dhe frekuentuesit e jetës së natës! Policia goditi 4 grupe

Antidroga e Tiranës prej disa muajsh kishte nisur hetimet për grupet kriminale që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Në total janë goditur 4 grupe kriminale.

Janë lëshuar 33 masa sigurie, 25 janë ekzekutuar, ndërsa pjesa tjetër në kërkim.

Kryesisht grupet kriminale shpërndanin dhe shisnin drogë në lokalet më të famshme të zonës së ish-Bllokut.

Në pranga kanë rënë banakierë dhe kamarierë të këtyre lokaleve pasi ishin të përfshirë në këtë aktivitet.

Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës. Jo vetëm në ish-Bllok, por droga shitej edhe në zonat e tjera të Tiranës si në Selitë, Shkolla e Bashkuar etj.

Dy vëllezërit e arrestuar, Durim dhe Artur Gurzi, janë personat që siguronin kokainën dhe më pas e shpërndanin tek personat e tjerë të grupit.

Vëllai tjetër i tyre është shpallur në kërkim./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›