DIVA 2025/ Tatimet nisin procedurat e rimbursimit për përfituesit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar nisjen e procedurës së rimbursimit për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe që kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.
Sipas njoftimit zyrtar, pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga përfituesit gjatë procesit të aplikimit.
Tatimet bëjnë me dije se kjo masë synon të mbështesë familjet dhe qytetarët përmes lehtësive fiskale.
“Nis rimbursimi për 34,263 individë që kanë deklaruar 1 ose 2 fëmijë në ngarkim në DIVA 2025 dhe kanë rezultuar me tatim të mbipaguar. Pagesat do të kalojnë në llogaritë bankare të deklaruara nga individët përfitues. Lehtësi fiskale që mbështet familjet dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.