E Diel, 1 Nëntor 2026

Dardan Spahia, fitues i medaljes së artë në Kampionatin Europian të “Jiu-Jitsu Brasilian”

TIRANË, 28 janar/ATSH/ Nxënësi Dardan Spahia nga gjimnazi “Petro Nini Laurasi”, kampion i arteve marciale u kthye nga Lisbona, Portugali, me medaljen e artë në Kampionatin Europian të “Jiu-Jitsu Brasilian”.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro uroi për fitoren nxënësin Spahia duke theksuar se “një tjetër medalje ari vjen në Shqipëri nga nxënësit tanë”.

Kumbaro e cilësoi Dardanin forca e shembullit që kur talenti, pasioni dhe disiplina ecin së bashku, ka vetëm fitues.

Spahia garoi mes sportistëve të Europës në kategorinë U18.

Pak ditë më parë Loris Qose, nxënës i shkollës “7 Marsi” në Cërrik fitoi vendin e parë në  matematikë në olimpiadën “Neo Science Olympiad” organizuar në Orlando të SHBA dhe i vendit të tretë në lëndën e kimisë.

1 nga 2

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›