E Diel, 1 Nëntor 2026

David gabon, Juve ndalet nga Lecce

Një gabim i kushtoi shtrenjtë Juventusit, duke u ndalur në një barazim 1-1 nga Lecce, e cila shfrytëzoi lojën e saj mbrojtëse. Ndryshimi taktik i Spallettit dhe kalimi në formacionin 4-2-3-1 i çoi verdhekuqtë në një situatë të vështirë, por Zonja e Vjetër nuk mundi ta zgjidhte situatën dhe u ndëshkua sapo bëri gabimin e parë.

Një gabim, që në fakt, i dha mundësinë Banda-s për të shënuar për miqtë(46′ në pjesën e parë).

Në pjesën e dytë, McKennie barazoi menjëherë (49′) dhe me pas filloi sulmi i bardhezinjve, por Falcone ishte i shkëlqyer dhe David humbi një penallti (64′).

Një rritje e vonë e lojtarëve sulmues, pesë të tillë, rezultoi e kotë, pasi Lecce e mbajti Juventusin në barazim. Spalletti rrezikon të dalë jashtë zonës së katërshes, një pikë e artë për skuadrën e Lecces.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›