E Hënë, 2 Nëntor 2026

Debat i fortë Sulo-Mërtiri: A e ka shkelur Presidenti Kushtetutën?

Në emisionin “3D nga Alban Dudushi”, në RTSH1, u zhvillua një debat mes analistëve Arion Sulo dhe Ergys Mërtiri lidhur me qëndrimin e Presidentit të Republikës për mos dekretimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, pas zhvillimeve që lidhen me kryetarin aktual.

Analisti Arion Sulo u shpreh se veprimi i Presidentit është në përputhje me ligjin dhe se procedurat administrative për pezullimin e Veliajt nuk kanë përfunduar ende.

“Këshilli Bashkiak ka të drejtë, pika C është në rregull. Duhet që Veliaj të bëhet çështje administrative, siç tha edhe Presidenti. Nuk ka mbaruar afati i ankimit në Gjykatën Administrative” , u shpreh Sulo.

Nga ana tjetër, analisti Ergys Mërtiri e vuri në dyshim këtë qasje, duke kërkuar qartësi kushtetuese për veprimet e Presidentit. Sipas Mërtirit, Presidenti nuk ka cënuar ndonjë dispozitë kushtetuese, veçanërisht jo nenin 115 që rregullon funksionimin e pushtetit vendor

“Po flisnim, a e ka shkelur apo jo Kushtetutën? Cilin nen? Nenin 115 nuk e ka shkelur”, deklaroi Mërtiri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›