Debat mes këshilltarëve të PS dhe PD/ Pano: Bëre sikur shkove në banjo për të mos votuar shkarkimin e Veliajt! Muharremi: Jap dorëheqjen nëse…

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e emisionit “Minuta e Parë” në News24, mes këshilltarit të Partisë Demokratike, Jonathan Pano, dhe këshilltarit të Partisë Socialiste, Alfred Muharremi.
Përplasja nisi kur Pano akuzoi kolegun e tij socialist se gjatë votimit për shkarkimin e Erion Veliajt ishte larguar nga salla, duke shmangur votën.
“Kur u votua për shkarkimin e Veliajt, ti bëre sikur do ikje në banjë dhe nuk e votove”, iu drejtua Pano.
Muharremi e kundërshtoi menjëherë këtë pretendim, duke e pyetur se ku e kishte dëgjuar një gjë të tillë. Ai deklaroi se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nëse kjo që po thoshte Pano ishte e vërtetë.
“Ku e ke dëgjuar këtë?”, pyeti Muharremi.
“Nuk e votove! A dole nga salla?”, këmbënguli Pano.
Nga ana tjetër, këshilltari i PS-së u përgjigj se Pano po mbështetej në deklaratat e një gazetari, pa i verifikuar ato.
“Ke dëgjuar deklaratë nga një gazetar dhe e merr të mirëqenë”, tha Muharremi.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb